Transmetuar më 25-07-2017, 11:48

Cristiano Ronaldo ka folur për të ardhmen e tij me kampionët europianë, duke thënë se dëshiron të fitojë më shumë trofe me klubin mbretëror madrilen.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” ishte i lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu” më parë, në sezonin e afërt, me Paris Saint-Germain dhe ish-punëdhënësit e tij, Manchester United, që besohet të ishin ndër të interesuarit.

Ronaldo e udhëhoqi Real Madridin në fitimin e katër trofeve sezonin e kaluar, duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në La Liga, çka mungonte nga viti 2012.

32-vjeçari, i cili është i kontraktuar deri më 2021, kërkon më shumë sukses, duke thënë se një përsëritje e sezonit të kaluar do të ishte mirë. “Fitimi i trofeve të mëdha me klubin tim, sezonin e kaluar, ishte diçka e madhe, ashtu si trofetë individualë,  tha Ronaldo për “Marca”, shkruan telesport.

Nëse do të arrijmë të bëjmë përsëri të njëjtën gjë do të ishte mirë.”Më tej, ylli portugez i “Los Blancos” shtoi: “Në futboll duhet të punosh shumë, vit pas viti. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Futbolli është jeta ime, është pasioni im”. Ronaldo pritet gjerësisht të fitojë një rekord të barabartë me Messin, trofeun e pestë të “Topit të Artë” këtë vit, duke u barazuar me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.