Transmetuar më 25-07-2017, 10:55

Policia italiane ka arritur të ndalojë tre shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për disa grabitje në zona të ndryshme.

Arrestimi i tyre u bë në Cologno al Serio, një provincë e Bergamos. Mediat vendase shkruajnë se kanë përfunduar, Armando Mota 34 vjeç, Trevis Tuci 33 vjeç si dhe Osi Pirali 32 vjeç.

Mësohet se një tjetër shqiptar është në kërkim. 

Shqiptarët u “fundosën” nga një telefonatë në drejtim të policisë, ku ishte raportuar se po tentohej të grabitej një banesë. Spo mbërriti në vendin e ngjarjes, policia u vu në ndjekje të katër personave, të cilët po lëviznin me një makinë tip BMW.

Pas rreth 30 kilometrash ndjekje, me rreth 200 km/h rreth unazës së Milanos, karabinierët kanë arritur të ndalojnë makinën. Pas kësaj shqiptarët kanë braktisur mjetin e tyre dhe janë larguar në këmbë.

Pas ndjekjes dhe kërkimeve, policia ka vënë në pranga shqiptarët, ndërsa gjatë kontrollit të makinës policia gjeti dhe sekuestroi disqe diamanti për prerje çeliku, kaçavidë si dhe pajisje të tjera që përdoren për grabitje. /k.k/noa.al/