Transmetuar më 24-07-2017, 23:12

Futbollisti meksikan Javier Herandez transferohet zyrtarisht te skuadra e West Ham në “Premier Ligën” angleze.

Sulmuesi lë kështu klubin gjerman të Bayer Leverkusen, për tu rikthyer në kampionatin anglez.

Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin anglez, që ka bërë shumë blerje cilësore në këtë merkato.

Chicharito u ble nga Ëest Ham për 20 milionë euro nga klubi gjerman./a.k/noa.al/