Transmetuar më 24-07-2017, 19:29

Vendimi për të qenë pjesë e Big Brother ka qenë më i miri që mund të kenë marrë në jetë Danjeli dhe Fotini, pasi përveç se fituan çmimin e madh, fituan edhe njëri- tjetrin.

Edhe pse kanë kaluar disa javë nga përfundimi i këtij edicioni, jeta e banorëve jashtë mureve të shtëpisë vijon të ngjallë shumë kureshtje.

Megjithëse në “Post Big Brother” treguan se ende nuk  kishin filluar të jetonin në një shtëpi, prej tyre kemi lajme të reja.

Pak orë më parë kanë postuar një foto ku shfaqen në ambientet e një zyre dhe na japin lajmin e mirë se kanë filluar punë, të dy bashkë.

Që nga momenti që u njohën dhe u dashuruan në reality shoë, e që u martuan më vonë, Danjel dhe Fotini janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri.

Ata nuk mund ti largojë më as orari i punës pasi që këtej e tutje do të punojnë në të njëjtin vend. “Dita e parë e punës, na uroni fat”,- shkruajnë ata në Instagram-in të cilin gjithashtu e kanë të përbashkët.

Bashkë në shtëpi, në punë, gjatë gjithë ditës, në Instagram, kudo… Danjeli dhe Fotini nuk mund të ishin më të bashkuar se kaq.