Transmetuar më 24-07-2017, 17:31

Gjetja e partnerit ideal për të kaluar jetën nuk është gjithmonë e lehtë dhe as për të kuptuar nëse është i duhuri. Por nëse përfshiheni nga rutina dhe nga një rënie e dëshirës, për terapistët janë katër sinjale që nëse paraqiten në lidhjen e një çifti është më mirë të përballeni me to. Kjo pasi tregojnë fundin e një historie dashurie. Britanikja “The Independent” ka bërë listimin e tyre:

Partneri të fajëson për çdo gjë

Është mirë që të mbahet parasysh fakti se problemet në një lidhje nuk vijnë vetëm nga një partner dhe se përgjegjësia është e të dyve. “Nëse partneri ju fajëson për gjithçka, jeni në fundin e një lidhje”, thotë për “Independent”, konsulentja profesionale e çifteve Julienne Derichs. Sipas saj, e vetmja mënyrë për të forcuar lidhjen është përballimi i problemeve bashkë.

Asgjë duket se nuk ndihmon për të përmirësuar

Ironitë, zënkat e debatet ekzistojnë në një çift, por nëse bëhen të përditshme dhe të pafundme, ndoshta është më mirë që të vazhdoni vetëm. “Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse një lidhje i ka ardhur fundi, është kur nuk shihet asnjë përmirësim. Nëse keni qenë në pritje të ndonjë ndryshimi, dhe nuk keni parë të tillë, atëherë ky është fundi”, thotë terapistja britanike Jenny Giblin.

Fantazoni persona të tjerë

Nëse jeni me personin e duhur, nuk do fantazoni për persona të tjerë dhe nëse një gjë e tillë ndodh nuk jeni në lidhjen që bën për ju.

Nuk është i duhuri

Ndonjëherë nuk mjafton që të besoni vetëm tek instinkti, por nëse nuk e ndjeni si personin me të cilin doni të kaloni jetën, ndoshta nuk është personi i duhur për ju. “Nëse partnerin nuk e ndjeni si unik, diçka nuk shkon. Kjo gjë ndodh kur sforcoheni”, thotë terapistja Rhonda Milrad.