Transmetuar më 24-07-2017, 15:52

Aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar ditën e sotme si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Durrës-Rogozhinë" në vendin e quajtur "Mbikalimi Vorrezave", ku Soren Veshaj, 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes”, është përplasur në pjesën e pasme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç.

Sipas burimeve policore mjeti tip “Iveco”  kishte ndaluar në rrugën kryesore në momentin kur ndodhi aksidenti.

Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen 24 vjeçari Xh. Xh., banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e Soren Veshaj, banues në Vlorë, ndërsa materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /b.l/noa.al/