Transmetuar më 24-07-2017, 14:42

Prej dy vitesh Michaela Armer, një grua 47-vjeçare angleze nga Lancashire, vuan nga sindroma e theksit të huaj dhe ditë pas dite zgjohet duke folur me theks tjetër, si italiane, franceze, kineze apo filipinase.

Ajo pretendon se është faji i një rezonance magnetike, të cilës i është nënshtruar, pas një goditje që pësoi në kokë në fillim të vitit 2015.

Patologjia konstatohet si efekt anësor i një dëmtimi të rëndë cerebral dhe infarkti.

“Është shumë trysnuese të zgjohesh në mëngjes dhe të mos e dish se si do flasësh”, tha gruaja për “The Sun”.

Qysh nga momenti që është prekur nga kjo sindromë, gruaja është përballur edhe me akte racizmi.

“Herën e parë isha në një supermarket në korrik të vitit 2015 dhe dikush tha ‘këta polakët i gjejmë kudo’. Po ashtu ajo ka edhe simptoma të tjera që e detyrojnë edhe të lëviz në karrove me rrota. U detyrova të heqë dorë nga puna ime si shitëse, për shkak të sëmundjes sime”, tha Michaela Armer. /a.y/noa.al