Transmetuar më 24-07-2017, 14:22

Kur ishte studente, Lisa Werner nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte shëtitur në vende të ndryshme të Evropës dhe kishte bërë foto në të gjitha vendet ku kishte qenë.

Por pas 30 vjetësh Lisa-s i lindi një ide për të vizituar edhe njëherë të gjitha vendet që kishte parë kur ishte studente.

Kur u nis në udhëtimin e saj ajo mori me vetë fotot që i kishin pëlqyer më shumë herën e kaluar shkruan CNN. 

Sapo mbërriti në Evropë Lisa shkoi tek vendet që kishte qëenë dhe shkrepi fotot e njëjta si të 30 viteve më parë. Fotot së bashku me ato që ishte studente i hodhi në internet. 

"U habita me të vërtetë shumë kur pashë se vendet, ku bëra foto 30 vjet më parë s’kishin ndryshuar fare", sahkruante ajo poshtë fotove të postuara.

Imazhet dokumentojnë udhëtimet e saj nga Strasburgu, Franca, deri në Amsterdam në Holandë.