Transmetuar më 24-07-2017, 14:02

Zbardhet dëshmia e dhënë në polici, nga djali që vrau babanë dhe plagosi nënën e tij.

Mirald Metallari, 21 vjeç vrau me armën e punës të atin polic dhe plagosi nënën e tij në banesë, e cila hyri mes tyre për t’i ndarë.

Ai është shfaqur i tronditur, kur ka treguar ngjarjen mes lotëve, “Bëmë fjalë, më pas mora armën dhe qëllova”.

Më tej ka treguar se babai paraditen e sotme, i kishte kërkuar të ndërtonte një mur, pranë banesës, por 21-vjeçari e kishte kundërshtuar.

Në këtë moment kanë nisur debatet me fjalë mes tij dhe të atit Myftar Metallari, 62 vjeç, duke bërë që i riu të rrëmbejë armën dhe të qëllojë.

Miraldi ka shprehur pendesë, duke deklaruar se i shkatërroi jetën edhe së motrës e cila në fund të gushtit do të martohej.

Pak pas ngjarjes nga ana e policisë 21-vjeçari u arrestua.

I riu për shkak të një konflikti të çastit, qëlloi mbi të atin duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, Nurie Metallari, 47 vjeçe e cila kishte ndërhyrë për ti ndarë.

I riu u kap nga efektivët e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT model 56.

I riu u arrestua nën akuzën e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Tiranë, arrestohet djali që akuzohet se vrau babanë dhe plagosi nënën

Krim në familje/ Djali i merr pistoletën të atit polic dhe e vret, plagos nënën