Transmetuar më 24-07-2017, 12:56

Dalin detaje të reja lidhur me krimin në familje që ndodhi pak para mesditës së sotme në periferi të Tiranës, në zonën e Bathores, ku djali vrau babanë polic me armën e tij të punës dhe plagosi nënën.

Pak pas ngjarjes nga ana e policisë u arrestua Mirald Metallari, 21 vjeç, banues në Tiranë.

I riu për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar mbi të atin Myftar Metallari, 62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, Nurie Metallari, 47 vjeçe e cila kishte ndërhyrë për ti ndarë.

Gruaja ndodhet në spital e plagosur, jashtë rrezikut për jetën. I riu u kap nga efektivët e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT model 56.

I riu u arrestua nën akuzën e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al