Transmetuar më 24-07-2017, 12:41

 Një situatë vërtetë absurde është shënuar në një plazh të Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ryan Stiles, 27 vjeç, transmetoi live në Facebook, çmendurinë e tij teksa pinte whisky në makinën e tij.

Ai ngjalli panik, mes pushuesve në plazh, për shkak të shpejtësisë me të cilën ecte mes çadrave dhe pushuesve, të cilët u detyruan të ikin me vrap.

Në një moment ai dëgjohej duke thënë, “Duhet të vdesim të gjithë”, ndërkohë që pi sërish.

Fatmirësisht nga aventura e Stiles e së premtes që lamë pas, askush nuk u lëndua.

Ndërkohë ai u arrestua nga policia në gjendje të dehur. /a.y/noa.al