Transmetuar më 24-07-2017, 11:58

Kishte vjedhur një celular në një geto të Rio de Janeiro të Brazilit, por as që e kishte menduar atë që do i ndodhte.

Siç shikoni në videon më poshtë, një i ri brazilian e ka pësuar rëndë, duke marrë një ndëshkim shembullor.

Ai u hodh nga një lartësi e madhe, nga personat që e zbuluan se kishte vjedhur.

Por pavarësisht cektësisë së ujit, ai u ngrit sërish me këmbët e tij shëndosh e mirë.

Nga hedhja prej lartësisë, ai pësoi vetëm disa lëndime të vogla por që duket se do i shërbejnë si mësim i mirë. /a.y/noa.al