Transmetuar më 24-07-2017, 09:48

Plazhi i ka kushtuar rëndë një të riu vlonjat, i cili është vjedhur teksa ndodhej buzë detit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, e diel, në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër, në lagjen “1 Maji”.

30-vjeçarit G.R., banues në Vlorë teksa po qëndronte buzë detit për t’u larë, befas është kthyer nga çadra dhe ka parë që i mungonte çanta.

Ai ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur një çantë me 1000 euro brenda si edhe një aparat celular të markës “Samsung”.

Nga hetimet e kryera nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes u bë arrestimi i Nesti Beqirit, 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jetë përfshirë, ndërkohë për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al