Transmetuar më 23-07-2017, 22:43

Shpesh herë nëna natyrë na befason dhe na dhuron neve momente ikonike.

Një video që po qarkullon gjerësisht në internet, tregon luftën mes një korbi dhe një miu.

E gjithë beteja zhvillohet në një fushë sportive në Britaninë e Madhe.

Në video duket sikur korbi kërkon një vakt të shijshëm për vete dhe e kap herë pas herë nga bishti miun por edhe ky i fundit i kthehet duke u vetëmbrojtur.

Në fund miushi i vogël arrin të shpëtojë duke u futur në një nga vrimat e koletorëve të fushës.

Shihni videon:/a.k/noa.al/