Transmetuar më 23-07-2017, 21:52

Skuadra e Milanit nuk ka të ndalur në merkaton verore duke afruar në gjirin e saj shumë futbollistë cilësorë për të krijuar një skuadër serioze europiane.

Mediat italiane e bëjnë të kryer transferimin e futbollistit të Fiorentinës, Kaliniç te kuqezinjtë.

Sipas “La Repubblica”, akordi mes palëve është arritur dhe gjithçka do të finalizohet ditën e nesërme.

Milani do t’i paguajë Fiorentinës 25 milionë euro plus bonuset.

Kaliniç bëhet kështu goditja e 11-të e kësaj merkatoje verore për Milanin që mund të thuhet se është gati për kampionatin italian./a.k/noa.al/