Transmetuar më 23-07-2017, 21:02

Italia njihet si një prej shteteve me nivelin më të lartë të prostitucionit.

Mediat vendase kanë publikuar sot një hartë me zonat e shfrytëzimit për prostitucion të vajzave shqiptare dhe rumune.

Edhe pse në shumë raste policia ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzat, nuk ka mundur të bëj asgjë, pasi ato kanë krijuar një lidhje varësie të madhe me shfrytëzuesit nga frika se ato mund të dhunohen, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Më tej theksohet se gjatë verës puna e punonjëseve të seksit është më evidente pasi rritet kërkesa dhe ulen çmimet.

Dhe për ta bërë punën sa më të lehtë, shfrytëzuesit kanë mundur që Reggio të ndahet me zonë, ku shqiptare dhe rumune janë të vendosura në Pieve Modolena dhe Hospisin.

Ndërkohë, në zonën e stacionit janë të vendosura vajzat kineze dhe nigeriane. /k.k/noa.al/