Transmetuar më 23-07-2017, 20:33

Dy shqiptarë dhe një maroken janë përleshur me grushte e shkelma në Itali. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në “Sheshin e Dëshmorëve”

Dy shqiptarët dhe marokeni filluan një sherr me fyerje dhe britma, por që ka përfunduar me rrahje ne parkun Allea.

Djali maroken është ndjekur nga dy shqiptarët të cilët e kanë rrahuar atë.

Por një mik italian i shqiptarëve, erdhi me shpejtësi me makinë dhe pa marokenin të plagosur, të cilin e goditi.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndihmuar të plagosurin, duke e shoqëruar në spital. /k.k/noa.al/