Transmetuar më 23-07-2017, 20:08

Një aksident automobilistik është shënuar në Rranxa të Bushatit, ku për pasojë dy të rinj kanë mbetur të plagosur, shkruan ShkodraNews.

Nuk dihen shkaqet dhe identiteti i personave të përfshirë në këtë aksident, por të plagosurit janë në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të para, dy të rinjtë janë nga Mali i Jushit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi shkaqet. 

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e makinës me të cilën lëviznin dy të rinjtë. /k.k/noa.al/