Transmetuar më 23-07-2017, 19:13

Një incident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rrugën e Kombit.

Një 47-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në në Rrugën e Kombit, konkretisht pranë zonës së Repsit.

Mësohet se i ndjeri me iniciale B.S., nga Vora e Tiranës, ka qenë duke montuar një shtyllë hekuri, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Forcat e policisë kanë vënë në pranga përgjegjësin e firmës, Ç.A., 63 vjeç, ku punonte 47-vjeçari.

Ai akuzohet se nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik për punëtorët që ishin duke punuar./a.k/noa.al/