Transmetuar më 23-07-2017, 18:45

Tingullon e pabesueshme por gjithçka është e vërtetë dhe ka ndodhur në Kinën e largët. Një fëmijë ka lindur shtatzënë në barkun e vet, madje duke mbajtun një çift binjakësh.

Bebja e lindur në spitalin “Mbretëresha Elizabeth” të Hong Kongut, ka zhvilluar 2 fetuse në brendësi të trupit të saj si shkak i një procesi ngjizjeje të ndryshëm nga mënyra klasike.

Në fillim, nëna supozohej se do të rriste brenda trupit të saj 3 fetuse, por gjatë rrugës njëri prej embrioneve ka përfshirë brenda vetes 2 të tjerët, duke ngadalësuar rritjen e tyre.

Për këtë arsye është bërë një ndërhyrje kirurgjikale duke hequr 2 embrionet me operacion në javën e 10-të të rritjes brenda barkut të nënës.

Rasti ka shokuar mjekët, por edhe mediat të cilat i kanë dhënë jehonë këtij lajmi. /k.k/noa.al/