Transmetuar më 23-07-2017, 16:59

Një gomone me lëndë narkotike është sekuestruar pas një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guadia di Finanza, në orët e para të mëngjesit ne Itali.

Autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptarë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.

Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të ditës së sotme.

Personat që u arrestuan janë si më poshtë:

– Rr.A., 30-vjeç.

– A.I., 44-vjeç.

Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones,  duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujërat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos./a.k/noa.al/