Transmetuar më 23-07-2017, 15:09

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore veriore do të ketë vranësira kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant.

Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit mbetet me mot të kthjellët, përjashtuar zonat veriore ku dominante do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlerat e tyre konstante.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës, do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti të jetë i kthjellët. Sërish gadishulli i Ballkanit do të përjetojë temperatura ekstremisht të larta.

Ndërsa ishujt britanike, vendet skandinave si edhe pjesa më e madhe e Europës qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira të shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. /b.l/noa.al/