Transmetuar më 23-07-2017, 14:42

Një ton e gjysëm marijuanë është sekuestruar në Termoli të Italisë, ndërsa në pranga janë vënë dy skafistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për një gomone të nisur nga Shqipëria e të mburritur në Itali.

Ka qenë një aksion i Guardia di Finanza e Termolit që ka kapur drogën dhe ka vënë në pranga edhe skafistët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Aksioni është realizuar në brigjet e Molise mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës.

Mësohet se gomonia ishte pikasur në një plazh dhe me pas kishte nisur ndjekja në det për ta ndalur.