Transmetuar më 23-07-2017, 13:38

Një kontroll blic është ushtruar nëpër qelitë e disa burgjeve në vend, ku janë gjetur shumë sende të ndaluara.

Burime nga drejtoria e Burgjeve janë shprehur se aksioni i kontrollit është zhvilluar në burgun e Lezhës dhe Lushnjes.

Në këto burgje janë gjetur 10 thika dhe 15 telefona, si dhe pije të shumta alkoolike.

Menjëherë pas këtyre kontrolleve është vendosur edhe pezullimi i dy shefave të sigurisë në këto dy burgje, ndërsa kanë nisur hetimet.

Kontrolle do të bëhen edhe në burgjet e tjera të vendit. Ky operacion blic vjen fill pas marrjes së detyrës së drejtorit të ri të burgjeve, Arben Çuko.