Transmetuar më 23-07-2017, 12:42

Një burrë në Korçë, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur pallati ku jetonte.

Gjatë ditës së sotme, në spitalin e Korçës ka shkuar pa shenja jete Gj.K., rreth 60 vjeç.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se në gjendje të rënduar emocionale, burri është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në  lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K., jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/