Transmetuar më 23-07-2017, 09:17

Sekuestrohen 210 kilogramë drogë në Vlorë. Gjatë kontrollit të territorit ku u përdorën edhe qentë antidrogë, policia evidentoi 21 thasë të mbushur me bimë narkotike me peshë totale rreth 210 kilogramë.

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa u gjet e hedhur në shtratin e lumit Shushicë, në disa pellgje me ujë të ndenjur.

Menjëherë është njoftuar Prokurori në lidhje me sasinë dhe rrethanat e gjetjes së lëndës narkotike, ku me urdhër të tij nga e gjithë sasia e drogës të gjetur u mor në cilësinë e provës materiale për ekzaminime laboratorike rreth 30 kilogramë, pasi pjesa tjetër nuk i plotësonte kushtet.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përket sasia e lëndës narkotike e hedhur në ujë në shtratin e lumit Shushicë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”. /b.l/noa.al/