Transmetuar më 23-07-2017, 08:39

Qindra mijëra karkaleca kanë pushtuar jugun e Rusisë. Video është xhiruar në një rrugë të republikës së Daghestan.

Ajo që në fillim dukej si një re pluhuri ka qenë një tufë e madhe karkalecash.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë së vendit, karkalecat kanë pushtuar rreth 114 hektarë tokë bujqësore.

Autoritet kanë deklaruar gjendjen e emergjencës. Nuk është hera e parë që territori përballon një situatë të tillë.

Rritjet e temperaturave po bëjnë që këto episode të përsëriten gjithmonë e më shpesh.