Transmetuar më 23-07-2017, 00:45

Historia e një studenteje me me një lypës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë xhiron e botës duke prekur miliona njerëz.

Casey Fischer teksa po ecte në rrugë ndalet për të parë se si një lypës kishte mbledhur disa para dhe po rrinte në të ftohtë.

Ajo mori kafenë e saj dhe më pas i ofroi kafe edhe lypësit në anë të rrugës dhe u ul që të bisedonte me të.

Gjatë bisedës vajza mëson se babai e kishte braktisur pasi kishte lindur dhe nëna e tij kishte vdekur nga kanceri.

I pikëlluar, ai i rrëfeu se e vetmja gjë që donte në jetë ishte të bënte nënën e tij krenare.

Pas një ore bisede, ajo kuptoi se ishte bërë vonë për orën e parë të mësimit dhe tani duhej që të arrinte të kapte të dytën, por lypësi i dha një letër.

Ajo u shokua dhe mbeti pa fjalë nga letra që ai i kishte lënë: “Sot doja të vrisja veten, por falë teje nuk do ta bëj, të falënderoj! Je një person i mirë”. Gjesti i kësaj vajze kushtoi vetëm 3 dollarë, por shpëtoi një jetë./a.k/noa.al/