Transmetuar më 22-07-2017, 21:36

Bie në pranga një shqiptar në Itali i kërkuar për një sërë krimesh.

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 44-vjeçar shqiptar me emrin Shkëlqim Cala, i cili ishte shpallur në kërkim prej 2 vitesh.

Ai është arrestuar nga karabinierët në Pisa, ndërsa duhet të shklyejë një dënim me 8 vite burg për vjedhje, zjarrvënie, rrëmbim personi dhe shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë momentit të arrestimi 44-vjeçarui shqiptar fshihej në një fshat në Pisa, pranë një ndertëse të disa të afërmve të tij.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij ishte edhe një helikopter që patrullonte nga ajri./a.k/noa.al/