Transmetuar më 22-07-2017, 20:43

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Mirditë.

Aksidenti ka ndodhur orës 18:15 minuta në aksin rrugor Rubik – Rrëshen.

Sipas Policisë në aksident janë përfshirë një automjet tip “Fiat” me drejtues V.D., 57 vjeç me një motor me drejtues E.D., 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Rrëshenit, ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Fiat” u shoqërua në polici.

Prokuroria e Lezhës dhe grupi hetimor i pranishëm janë duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/