Transmetuar më 22-07-2017, 16:56

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në një familje në Sarandë, ku një burrë është arrestuar pas denoncimit të kunatës së tij, e cila e akuzon se ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me vajzën e saj të mitur.

I arrestuari është identifikuar me inicialet M.L., 32 banues në Sarandë. Gjatë ditës së djeshme, e premte, ai dyshohet se në banesë ka tentuar të kryejë vepra të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur.

Noa.al mëson se ka qenë e ëma e vajzës ajo që ka bërë denoncimin në polici pasditen e djeshme, duke thënë para uniformave blu se kunati i saj ka tentuar ta prekë vajzën e saj në pjesët intime.

I dyshuari është ndaluar nga policia për veprën penale “Vepra të turpshme”, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që pritet dhe dëshmia e 32-vjeçarit. 

Neni 108 i Kodit Penal – Vepra të turpshme

Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim deri në pesë vjet. /b.l/noa.al/