Transmetuar më 22-07-2017, 15:45

Policia greke ka arrestuar të shtunën në mesditë një shtetas shqiptar, që akuzohet për transportimin e një sasie të madhe droge.

33 vjeçari u ndalua në vendin e quajtur Sikula, 15 kilometra nga Arta, në aksin rrugor drejt Athinës.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin e 33 vjeçarit policia greke gjeti të fshehur në brendësi të tij 16 pako brenda të cilave u gjet drogë e llojit marijuanë me peshë të përgjithshme 85 kilogramë.

Policia sekuestroi sasinë e drogës, makinën, pronë e të riut shqiptar i cili u arrestua si dhe një telefon celular.

33 vjeçari do të dërgohet në prokurorinë e Artës ndërsa shërbimi antidrogë po zhvillon hetimet e rastit.