Transmetuar më 22-07-2017, 13:58

Sekuestrohet lëndë narkotike në Vaun e Dejës në Shkodër, duke bërë që një person të hetohet në gjendje të lirë dhe tre persona të shpallen në kërkim.

Pasditen e djeshme, gjatë kontrolleve nga policia në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga policia u gjetën 25.5 kilogramë kanabis sativa, të fshehura në një bidon plastik.

Pas veprimeve hetimore të kryera, u procedua në gjendje të lirë si posedues të kësaj lënde narkotike M. N, 48 vjeç, banues në fshatin Qerret.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim N.N., 46 vjeç, K.N., 44 vjeç dhe L.N., 40 vjeç, banues në fshatin Qerret.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al