Transmetuar më 22-07-2017, 12:35

Tre persona me detyrë inspektorë janë vënë në pranga nga policia pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat drejtpërsëdrejti tek Kryeministri Edi Rama pasi kanë abuzuar me detyrën.

Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Ermal Harizaj, 37 vjeç,  lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.

Ervin Pupuleku, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë dhe Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Arrestimi i tyre në sajë të operacionit të koduar “TND”,  u bë pasi, ditën e djeshme në orën 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille Kavajë, me administratore shtetasen  A. M., duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë ( të rinj).

Vijon puna për dokumentimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën ndaj bizneseve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”./b.l/noa.al/