Transmetuar më 22-07-2017, 12:13

Zbulohet dhe sekuestrohet një sasi lënde narkotike në një fshat të Vlorës, duke shpallur në kërkim një person.

Pasditen e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, në fshatin Vajzë, në stanin e banesës së shtetasit B.Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Vlorë, u zbulua lëndë narkotike.

Në stanin e tij u gjetën dhe sekuestruan tre thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu në afërsi të stanit, u gjetën dhe dy thasë të tjerë me lëndë narkotike me peshë totale 27 kg e 240 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim të 53-vjeçarit si poseduesi i lëndës narkotikë.

Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al