Transmetuar më 22-07-2017, 10:30

Një video e publikuar në rrjetet sociale gjatë ditëve të lëna pas në Peru, ka ngjallur një indinjatë të madhe mes qytetarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Në të shihen dy fëmijë të dehur dhe të rraskapitur në rrugët e Huancavelica, një prej qyteteve më të varfra.

Pamjet e publikuara këto ditë, janë xhiruar në fillim të qershorit, gjatë një feste.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, shihet një grua që tenton të mbajë për dore më të voglin prej fëmijëve, ndërkohë që një burrë i thërret, “Lëre, lëre të bjerë!”

Kjo ngjarje ka ngjallur jo pak polemika në Peru, madje është kthyer dhe në debat politik.

Ministrja për femrat, Ana Maria Romero Lozada, i dërgoi një letër Prokurorit të Përgjithshëm, ku i kërkon që të hetojë dhe të vërë para ligjit përgjegjësit e kësaj ngjarje. /a.y/noa.al