Transmetuar më 22-07-2017, 08:11

Zihet me të shoqin dhe e akuzon për tradhti, ndërsa më pas i pret organin gjenital në shenjë hakmarrje. Një grua indiane përfundoi në burg pasi sulmoi me thikë të shoqin, duke dyshuar se mund të kishte një femër tjetër.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve u arrestua në Gudiyatham, të Tamil Nadu, pasi u kap duke ecur në lagje me organin gjenital të të shoqit në dorë.

Siç shkruajnë mediat vendase çifti ishte martuar para 14 vitesh, por prej një viti martesa kishte hyrë në krizë dhe ata kishin marrë vendim për t’u ndarë.

Gruaja ka dyshuar gjithmonë që i shoqi e tradhtonte dhe kjo ka qenë gjithmonë motiv për debate mes tyre, por ndonëse ishin në proces divorci situata nuk ishte qetësuar.

Çifti kishte nisur të debatonte në mes të natës të së mërkurë, kur befas gruaja mori thikën në dorë dhe e qëlloi, duke i prerë organin gjenital, ndërsa të shoqin e la të gjakosur, shkruan noa.al.

Burri u dërgua në spital, ku aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar, por pa organin gjenital. /a.y/noa.al