Transmetuar më 21-07-2017, 22:38

Një djalë 12 vjeçar dyshohet se ka përdhunuar motrën e tij 4 vjeçe nga njëri prind dhe më pas i ka dhënë ëmbëlsira për të mos treguar. E ëma e tyre shpërtheu në lot në gjykatë kur tregoi se vajza e saj, gjatë kohës që po lahej zbuloi se çfarë kishte ndodhur.

Djali i saj tashmë 13 vjeç është aktualisht në gjyq, pasi mohon akuzat për përdhunim dhe abuzime seksuale, të cilat dyshohet se kanë ndodhur mes muajit janar dhe gusht të vitit të kaluar.

E ëma duke dëshmuar në Gjykatën e Magjistraturës së Brighton rrëfeu: “Ajo më tha ‘mami dua t’ju them diçka’. Ajo zakonisht nuk i thotë gjërat në një mënyrë të tillë hyrëse, por ajo donte të më tregonte, ishte diçka e rëndësishme për të. Vajza tha se kjo ndodhi, ndërsa ishin duke luajtur kukafshehti.

Ajo tha se nuk e pëlqente dhe se nuk donte ta bënte. Më pas e vendosa në shtrat dhe e përqafova, duke i thënë se ishte një vajzë shumë e guximshme që i tregoi mamit. Ky ishte i vetmi moment që ata kanë luajtur kukafshehti në shkallë pa mbikëqyrje”.

Rreth një javë pas rrëfimit, vajza 4 vjeçare zbuloi detaje të tjera, duke treguar të paktën dy raste kur ajo është përdhunuar nga gjysmë vëllai i saj, shkruan tvklan. Djali të cilit nuk mund t’i deklarohet emri për arsye ligjore, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të motrën edhe një herë tjetër kur kanë qenë duke luajtur dhe i ka dhënë ëmbëlsira për ta mbajtur të qetë.

“Vajza tregoi se si ai i ofroi ëmbëlsira për ta bërë këtë. Ndërsa ajo i tha se kjo gjë nuk i pëlqente, por i pëlqenin ëmbëlsirat. Unë i thashë se pëlqimi për ëmbëlsirat ishte në rregull, por ai kurrë nuk duhet t’i kishte ofruar diçka të tillë. Ajo ishte e neveritshme…", shtoi e ëma.

Vajza i tha nënës së saj se nuk i kishte treguar për atë çfarë kishte sepse ai i kishte kërkuar të mos e bënte. Gjykata dëgjoi sesi vajza dhe djali i saj, i cili vizitonte banesën e tyre çdo dy javë, kishin pasur marrëdhënie të mira më parë. Por vajza ndaloi së mirëkuptuari vizitat e tij dhe më pas i tregoi të ëmës nëpërmjet një kukulle sesi është abuzuar.

Mamaja i tregoi babait të fëmijëve për abuzimin e dyshuar dhe më pas njoftoi NSPCC-në i cili kontaktoi policinë në emër të saj. Në gjykatë u tha se prindërit kishin refuzuar të angazhoheshin në shërbimet sociale duke u përpjekur të gjenin mënyrën alternative për t’u marrë me sjelljen e të birit. Sipas "The Sun", gjyqi është shtyrë për në datë 16 gisht 2017.