Transmetuar më 21-07-2017, 22:21

Disa pushues janë terrorizuar nga një gjarpër në det të hapur. Ata po udhëtonin në varkë, kur papritmas zvarraniku helmues tenton që të hipë lart.

Pushuesit janë trembur dhe kërkojnë që të largohen nga vendi ku po notonte gjarpri. Për një moment ai zhduket dhe kjo i terrorizon edhe me tej personat që ndodheshin në varkë.

Pas disa sekondash gjarpri shfaqet në fundin e barkës dhe është gati që të hipë lart. Një pickim i tij do të ishte fatal dhe në këto momente pushuesit ulërasin më të madhe.