Transmetuar më 21-07-2017, 18:19

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpërndarë edhe një herë informacionin për regjistrimit e vendbanimit pranë zyrave të gjendjeve civile nën juridiksionin e së cilës ndodhet banesa. MPB njofton se zyrat e gjendjes civile do të jenë të hapura edhe këtë fundjavë, në datat 22 e 23 korrik, me qëllim që t’u lehtësojnë shtetasve regjistrimin e vendbanimit.

Për procedurën e ndryshimit të vendbanimit (e cila realizohet në zyrën pritëse nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet ndërtesa, godina e vendbanimit), kërkesa për ndryshimin ose deklarimin e vendbanimit duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:

· fotokopje të letërnjoftimit për çdo person madhor, anëtar të familjes;

· dokumentin e pronësisë së banesës, ose kontratë qeramarrje / huadhënieje / përdorimi / banimi, apo çdo dokument tjetër të ligjshëm të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës.

Siç është njoftuar edhe më parë, afati i fundit për të kryer regjistrimin është data 28 korrik 2017, pas së cilës çdo regjistrim do të kryhet kundrejt gjobës (masës administrative). MPB u bën thirrje të gjithë shtetasve që nuk kanë të regjistruar adresën e banimit, të kryejnë sa më shpejt këto procedura.