Transmetuar më 21-07-2017, 17:58

Pak orë pas tërmetit që “shkundi” ishullin Kos në Greqi, ka nisur puna për patrimin e rrënojave. Lëkundjet sizmike, që shkaktuan dy viktima dhe qindra të plagosur, kanë lënë pas një zonë të shkatërruar ku mbizotëron pluhuri dhe betoni i banesave të shkatërruara.

Porti i ishullit është dëmtuar më së shumti, ku përveç lëkundjeve u regjistrua edhe një tsunam.

Mediat greke kanë publikuar foto të asaj se çfarë ka ndodhur në ishull, të cilat tregojnë më së miri atë që ndodhi.

Në mesin e të lënduarve është edhe një shqiptar nga Korça, i cili sipas raportimeve ndodhet nën kujdes mjekëor dhe nuk ka rrezik për jetën.

Ky ishte tërmeti i dytë më i fortë që ka goditur ishullin grekk. /k.k/noa.al/