Transmetuar më 21-07-2017, 17:24

Djali i këngëtares së njohur Argjentina Ramosi, feston 2-vjetorin e lindjes. Këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ka bërë një urim me fjalë të ndjera prej nënë për të voglin e saj, Noah.

Argjentina shkruan se nuk mund ta besojë se sa shpejt ka kaluar koha dhe djali i saj sot mbush 2 vjeç, por që me ardhjen e tij në jetë ai ka sjellë vetëm lumturi në jetën e këngëtares.

“Gëzuar ditëlindjen arushi im i vogël Pooh. Engjëlli im mbush sot 2 vjeç. Nuk mund ta besoj që ai tashmë është 2 vjeç. Ti solle shumë lumturi në jetën time, Noah dhe ne jemi me shumë fat që të kemi ty djalin tonë.

Mezi po pres të shoh gjithë gjërat e mrekullueshme që ti do bësh në jetë. Mami dhe babi të duan mas shumti n’botë”,-ky është urimi i Argjentinës për djalin e saj. /b.l/noa.al/