Transmetuar më 21-07-2017, 17:07

Marrëdhënia e fëmijëve me kafshët është një dashuri e sinqertë, dhe nuk janë të pakta as momentet qesharake që krijojnë mes tyre. Ashtu sikurse kjo video që po bën xhiron e botës.

Kjo vajzë e vogël e cila vrapon duke gëzuar pasi ka mësuar të hedh hapat e saj të parë, nuk e kishte menduar se macja e shtëpisë do të tregohej kaq hileqare me të.

Ndërsa vogëlushja kalon aty pranë, macja zgjat putrën e saj duke e penguar vogëlushen që të rrëzohet në dysheme. Personi që po filmonte nuk mund të mos qeshte me këtë veprim të maces e cila me siguri do ju shkaktojë edhe ju të qeshura pasi ta shihni. /b.l/noa.al/