Transmetuar më 21-07-2017, 16:19

Një grua nga Brazili u habit me atë se çfarë i ndodhi makinës së saj pasi doli nga dyqani. Ajo e parkoi automjetin dhe shkoi për të bërë shopping.

Pasi mbaroi, hipi në makinë për të shkuar në shtëpi, por automjeti nuk i ndizej. Lidiane Braga Carlos, hapi kofanon për të parë problemin që kishte në motor.

Ajo që pa e la pa fjalë. Në hapësirat e motorrit kishte hyrë një qen, çka e pamundësonte që makina të ndizej.

Gruaja postoi foton në facebook duke bërë kështu dhe xhiron e ëeb. Foton gruaja e shoqëroi me një apel për të gjetur një padron për këlyshin, pasi ajo vetë nuk kishte shumë hapësirë, madje kujdesej dhe për një labrador. /k.k/noa.al/