Transmetuar më 21-07-2017, 15:14

Territori shqiptar mbetet nën dominimin e kthjellimeve deri në mesditë kur priten vranësira kalimtare në ekstremin verior dhe verilindor të vendit.

Pasditja do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore, më të dukshme në zonat veriore. Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, i gjithë vendi mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 2- 3ºC në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 37 gradë celcius.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim të ulët.

Europa

Ishujt Britanikë dhe Europa veriore do të dominohen nga vranësira dhe shira të intensitetit mesatar dhe të ulët.

Ndërsa Perëndimi dhe një pjesë e Qendrës së Europës paraqiten me kthjellime dhe vranësira te lehta. Vendet e rajonit do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. /b.l/noa.al/