Transmetuar më 21-07-2017, 13:43

Gayle Newland është një vajzë angleze e cila u dënua këtë të enjte me gjashtë vite e gjysmë burg. 27-vjeçarja u shtir si mashkull në biseda online me femrat, dhe më tej vendosi penis të rremë për të abuzuar seksualisht me to në mënyrë që të mos e kuptonin mashtrimin.

Vajza angleze nga Cheshire, u dënua nga Manchester Crown Court, e akuzuar për të njëjtin krim dhe më parë, duke abuzuar seksualisht me organ gjenital të rremë, pa pasur aprovimin e viktimave, të cilave u lidhte sytë për ta bërë raportin më eksitues.

Por në fakt gjithçka ishte e planifikuar në detaje, në mënyrë që të mos kuptohej nga partneret.

Newland krijoi një profil të rremë në Facebook, ku shtirej si një mashkull gjysmë filipinas dhe gjysmë latin me emrin Kye Fortune, dhe për të qenë e besueshme përdorte fotografi dhe video të një burri amerikan.

Ndërkohë në mbrojtje të saj deklaroi se të gjitha femrat ishin lesbike dhe se po luftonin me seksualitetin tyre.

Gruaja mohoi që të ketë fshehur identitetin e saj të vërtetë, por pavarësisht kësaj akuzat u provuan, duke u dënuar për tre raste abuzimi seksual. /a.y/noa.al