Transmetuar më 21-07-2017, 12:10

Në muzeun Madame Tussauds të New York vjen edhe statuja e dyllit e këngëtares Beyonce.

Statuja u prezantua këtë fillim javë dhe do të ekspozohet duke nisur nga shtatori… por ka diçka që nuk shkon.

Pas publikimit të saj, plasën kritikat në rrjetet sociale.

Gjithçka për shkak se këngëtarja, e cila u bë nënë e dy binjakëve një muaj më parë, duket shumë e bardhë.

Krijuesit e statujës në një deklaratë për shtyp tha se, “Gjithçka është për shkak të efektit të dritave të makinave fotografike”. /a.y/noa.al