Transmetuar më 21-07-2017, 10:59

Përshkoi plot 1850 kilometër me makinë për të njohur atë që e quante dashurinë e tij të re. 17 orë udhëtim, për të takuar një grua të cilën e kishte njohur online.

Por kjo nuk është një histori romantike, por shumë më ndryshe, thuajse një dramë. Protagonisti quhet Dequalan Harris, 35 vjeç nga Cedar Hill në Texas, SHBA, në proces divorci me Tamara Harris, 33 vjeçe.

Raporti i tyre ishte më shumë se i dhunshëm, madje ishin sinjalizuar dhe shenja dhune.

Në këto kushte Harris kishte nisur një lidhje në distancë me Demika Rucker, një grua të cilën e kishte njohur online dhe që jetonte në Mansfield, të Ohio, ose 1850 kilometër larg.

Kështu fundjavën e kaluar 35-vjeçari hipi në makinë dhe u nis për ta takuar. Një ditë më pas, familjarët e Tamara denoncuan zhdukjen e saj, pasi nuk arrinin të binin në kontakt.

Mendohej se ajo ishte nisur për udhëtim me burrin dhe djalin… dhe në fakt kështu ishte.

Por fatkeqësisht gruaja kishte vdekur prej orësh. Kur policia e arriti Dequalan në shtëpinë e partneres së tij të re, burri fillimisht tha se e kishte takuar Tamarën një ditë më parë, kur kishte shkuar për të marrë djalin, shkruan noa.al.

Më pas i zënë ngushtë nga policia, fillimisht tentoi të arratisej, por më pas u detyrua të rrëfehet, ku dhe u gjet kufoma e gruas në bagazh.

Tashmë ai ndodhet në burgun e Richland County Jail, në Ohio. Ndërkohë pritet që autopsia të zbardhë shkaqet e vdekjes së gruas.

Sakaq djali i çiftit i’u besua shërbimeve sociale. /a.y/noa.al