Transmetuar më 21-07-2017, 09:11

O. J. Simpson fitoi lirinë me kusht pas 9 vitesh burg. Ish-lojtari i futbollit amerikan dhe personazh i njohur televiziv, i cili sapo ka mbushur 70 vjeç, mund të kthehet i lirë në muajin tetor.

Ai ishte dënuar me 33 vite burg në vitin 2008, për grabitje me armë dhe rrëmbim personi.

Në vitin 1995 u zhvesh nga akuza për vrasjen e ish-gruas së tij Nicole Brown dhe një miku të saj Ron Goldman, pas një procesi të gjatë gjyqësor.

“Nuk i kam drejtuar kurrë një pistoletë të vërtetë askujt. Kam qenë gjithmonë një njeri e mirë, por mund të kisha qenë një i krishterë më i mirë. Kam qenë në burg, por jam i zoti dhe i respektuar. Tani do mund të kthehem tek fëmijët e mi”, tha ai gjatë procesit gjyqësor të së enjtes.

Ai ka deklaruar se ka ndërmend që të jetojë në Florida. Por liria e tij është me kusht, duke u ndaluar kategorikisht që të mbajë armë apo të përdorë drogë. /a.y/noa.al