Transmetuar më 21-07-2017, 08:58

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Shehu, i cili në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk arriti të sigurojë mandatin, ka pasur një gëzim të madh familjar.

Ai ka martuar vëllanë në një ceremoni sa tradicionale edhe luksoze.

Me origjinë nga fshati Buzëmadh i Kukësit, familja Shehu nuk është kursyer për dasmën e djalit.

Nusja është marrë me helikopter, duke e veshur ceremoninë me nota luksi.

Por me mbërritjen e saj në derën e shtëpisë, kanë nisur lodrat dhe cylet e dasmës, ashtu siç i do tradita kuksiane.

Nga ana tjetër babai i dhëndrit, Veseli kanë gjuajtur me armë në ajër, duke ruajtur traditën e shumë viteve më parë, të krismës së armës në dasmë. /a.y/noa.al